Telegrafi

Njëzet persona lëvizin autobusin, poshtë të cilit kishte ngecur një njeri (Video)

Se bashkimi e bën fuqinë, e shpjegon shumë mirë ky rast.

Në rrethana të panjohura, një burrë kishte ngecur nën autobus, në Henan të Kinës.

Për të mos e lënë aty, mbi njëzet burra u janë bërë bashkë dhe në mënyrë të koordinuar kanë filluar të lëvizin autobusin, transmeton Telegrafi.

Pas tre minutave, ai ka dalë nga aty, megjithëse me një këmbë të thyer.

Në videon e postuar më poshtë, është bashkangjitur edhe një rast tjetër që ka ndodhur po në Kinë:
vetura kishte zënë poshtë një njeri, të cilin po ashtu e shpëtuan disa persona që e lëvizën mjetin e transportit. /Telegrafi/