Telegrafi

Njëzet fëmijë janë vrarë nga minat tokësore ruse në Ukrainë

Minat dhe mjetet e tjera shpërthyese kanë vrarë të paktën njëzet fëmijë që nga fillimi i luftës, sipas UNICEF.

Gjithashtu edhe 69 të tjerë u plagosën midis 24 shkurtit të vitit 2022 dhe 30 majit të 2023, raporton skynews.

Koordinatori i lartë i urgjencës në UNICEF, Mustapha Ben Messaoud, shprehu shqetësimin për rritjen e rrezikut për fëmijët pasi ata kalojnë më shumë kohë jashtë pa mbikëqyrje në muajt e verës.

Lexo po ashtu Mbi dy milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga Ukraina

Përafërsisht një e treta e Ukrainës është e mbuluar me mina, duke e bërë atë një nga vendet më të kontaminuara në botë.

Ndryshe, mbi dy milionë fëmijë janë detyruar të largohen nga Ukraina që nga fillimi i luftës.

Një milion fëmijë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit të shkatërruar nga lufta, shtoi organizata e Kombeve të Bashkuara. /Telegrafi/