Site icon Telegrafi

Njësitet e Forenzikës te banesa e Arbana Xharrës (Foto)

Ekipet e forenzikës nga Policia e Kosovës janë duke e hetuar vendin ku ndodhi sulmi ndaj Arbana Xharrës, anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovë.

Xharra është sulmuar mbrëmë pas mesnatës, pasi është kthyer nga një intervistë që e pati në njërin nga televizionet e Shqipërisë, njofton Klan Kosova

Ajo mbrëmë është dërguar në Qendrën Klinike Universitare, ndërsa pas trajtimit të marrë sot është liruar nga ky institucion mjekësor.
Ndërsa, Policia e Kosovës duke  njoftuar rreth sulmit të mbrëmshëm ndaj Arbana Xharrës, ka thënë se gjendja e ish-gazetarës është stabile dhe se autoritetet po punojnë për të zbardh rastin.

“Me datë 13.05.2017 rreth orës 01:18, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një rast sulmi fizik, i cili ka ndodhur në një lokacion në Rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Policia e Kosovës menjëherë ka angazhuar Njesit Policore të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, duke dalë në vendin e ngjarjes, nga ku është raportuar se viktimë e sulmit ka qenë A. Xh”, thotë policia.

“Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor në QKUK, të cilët kanë vlerësuar se gjendja e saj është stabile. Policia e Kosovës me zyrtarët e saj kompetent, është duke kryer hetime intensive me qëllim të zbardhjes së rastit dhe sjelljes së personave të dyshuar para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Telegrafi/

Exit mobile version