Njësia Speciale e Kosovës nuk është tërhequr nga vendkalimi kufitar Jarinjë për shkak se serbët ende nuk kanë larguar një kamionë nga kjo pikë kufitare.
Njësia Speciale e Kosovës do të largohet pasi të largohen të gjitha barrikadat, transmeton Telegrafi.
Serbët kanë larguar shumicën e barrikadave, kurse deri në ora 16:00 kanë kohë të lirojnë plotësisht rrugët.
Pas largimit të barrikadave, situatën nën kontroll do ta marrë KFOR-i. /Telegrafi/