Policia e Kosovës, Njësia Speciale të martën ka kryer bastisje në 13 lokacione të ndryshme në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, tri nga këto lokacione kanë qenë në Zveçan, shtatë në Mitrovicën e veriut dhe tri në Leposaviq.
“Po, ka përfunduar bastisja. 13 lokacione janë kontrolluar”, ka thënë shkurt ai.
Ndërsa, Elshani nuk ka dhënë detaje nëse ka pasur të arrestuar./Telegrafi/