Site icon Telegrafi

Njësia Speciale e ruan Albin Kurtin gjatë vizitës në Skenderaj, qytetarët brohorasin “Hashim Thaçi” dhe “UÇK”

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vizituar pasditen e sotme komunën e Skenderajt.

Gjatë vizitës, një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë brohitur emrin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku për këtë është vërejtur edhe një numër i madh i Njësisë Speciale të Kosovës, të cilët i kanë mundësuar Kurtit, të zhvillojë tubimin me qytetarët të cilët e përkrahin atë.

Në disa pamje që kanë rrjedhur në rrjetet sociale, qytetarët po ashtu dëgjohen duke brohoritur edhe “UÇK”, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gëzon një përkrahje të madhe nga kjo anë, ndërsa me Kurtin kanë pasur në vazhdimësi kundërshtime të shumta. /Telegrafi/

Exit mobile version