Njësia për operacione speciale SSO e ushtrisë ukrainase ka organizuar një pritë ndaj një veture civile, brenda të cilës gjendeshin agjentët rusë që operonin në territorin e Ukrainës.
Ata fillimisht u goditën me breshëri plumbash dhe pas inspektimeve të kryera brenda mjetit, ushtarët ukrainas gjetën dokumente, armë dhe harta që dokumentonin pozicionet e ushtrisë së Kievit, transmeton Telegrafi.
Aty pati edhe mjete të ndryshme identifikimi që i lidhte “civilët” me FSB-në ruse. E operacione të tilla SSO-ja ukrainase, realizon në tërë territorin e Ukrainës.
Ata kanë për mision të neutralizojnë agjentë të infiltruar që kanë për qëllim ekspozimin e të dhënave për lokacionet e ushtrisë ukrainase.
Në video shihen agjentët rusë që janë neutralizuar, dhe vetura është shkatërruar e tëra nga breshëria e plumbave që ishte shtënë mbi të. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=fnhLV6mZwvA&ab_channel=Espreso.TV