Telegrafi

Njësia Kraken e ushtrisë ukrainase çliron qytezat Kyslivka dhe Kotliarivka – publikohen pamjet nga aksioni ushtarak

Njësia Kraken e ushtrisë ukrainase që përbëhet kryesisht nga vullnetarët, shfaq pamjet nga aksioni për qlirimin e qytezave Kyslivka dhe Kotliarivka në afërsi të Svatoves.

Trupat e njësisë Kraken shihen duke shkrepur plumba brenda dhe rreth shtëpive civile, nëpër të cilat ishin fshehur rusët, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pas këtij operacioni ushtarak, ukrainasit arritën të çlirojnë këto qyteza që kishin qenë nën kontrollin e rusëve që nga fillimi i luftës.

Është interesant se kamera e vendosur në uniformën e njërit prej ushtarëve, ka filmuar sekuenca nga ky aksion që ngjason shumë me filmat aksion të Hollywoodit.

Ata kanë çliruar edhe më herët qytete tjera të Ukrainës që ishin nën okupimin rus, e aksione të ngjashme po vazhdojnë t’i zhvillojnë në jug të Ukrainës. /Telegrafi/