Telegrafi

Njësia “Adam” e ushtrisë ukrainase, godet pozicionet e rusëve në Bakhmut

Njësia speciale Adam e ushtrisë ukrainase, ka goditur me tërë kapacitetet e saj pozicionet e forcave ruse në Bakhmut.

Në këtë qytet ukrainas po konsiderohet se po zhvillohen betejat më të përgjakshme që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.

Kjo njësi ka organizuar një aksion të mirë organizuar – duke goditur pothuajse çdo pozicion të ushtrisë ruse, e pamjet nga ky aksion i kanë publikuar në rrjetet sociale.

Aty shihet këmbësoria ruse duke u granatuar, por edhe mjetet e tyre të rënda që hidheshin në erë nga dronët dhe artileria e Kievit.

Adam ka kryer operacione tjera të shumta në rajone tjera të Ukrainës, duke arritur të rikthejnë nën kontroll shumë qytete e fshatra që kontrolloheshin dikur nga rusët. /Telegrafi/