Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, vendosi rekord të ri në fitoren prej 3-1 ndaj Arsenalit, të mërkurën në kuadër në Ligën e Kampionëve.
Pas dy golave në ndeshjen e parë (në fitoren 2-0), argjentinasi realizoi golin përmbyllës edhe në ndeshjen kthyese.
Në këtë mënyrë, ai u bë lojtari që ka realizuar më së shumti gola ndaj një ekipi në garën më të madhe evropiane për klube.
Ky ishte goli i nëntë i tij ndaj Arsenalit, diçka që nuk është arritur nga asnjë lojtar ndaj ndonjë skuadre të caktuar.