I akuzuar për krime lufte, rusi Igor Girkin i njohur për rolin e tij në aneksimin e Krimesë së Ukrainës dhe ish-zyrtar i lartë i FSB-së ruse, duket se e dinë se çfarë po e pret.
Ai në një intervistë pranoi se nëse Rusia humb luftën në Ukrainës, atë e pret burgimi i përjetshëm në Hagë ose rikthimi në Kiev, ku do ta presë varja në sheshin e kryeqytetit ukrainas, transmeton Telegrafi.
Njëri prej njerëzve më të besuar të presidentit rus Vladimir Putin, ka filluar të pranojë realitetin – që Rusia po e humb luftën në Ukrainë dhe se çdo ditë e më shumë raportohet për vrasjen e ushtarëve rusë dhe shkatërrimin e makinerisë luftarake.
Girkin është aktivizuar sa herë që Putin kishte nevojë që të kryhet ndonjë punë e tij e pistë, e raportimet e fundit nga fushëbeteja në Ukrainë, me sa duket e kanë bindur që nuk i kanë bërë mirë llogaritë kur thanë se do ta pushtojnë Kievin për tri ditë.
Kujtojmë që ukrainasit së fundmi kanë arritur të çlirojnë dhjetëra qytete që ishin nën kontrollin e rusëve, duke i detyruar të tërhiqen nga ato rajone. /Telegrafi/
War criminal Igor #Girkin knows what will happen to him when #Russian loses the war: "I'll just go to The #Hague for life. And after that they will send me to #Kyiv and hang me there". pic.twitter.com/9kiavbaaY5
— NEXTA (@nexta_tv) December 18, 2022