Këshilli i Sigurisë në Ukrainë ka publikuar videon e Viktor Medvedchuk të arrestuar, që konsiderohet si bashkëpunëtori më i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, nga i cili ka kërkuar që të shkëmbehet me ushtarët dhe civilët ukrainas nga Mariupoli.
Ish-deputeti ukrainas nga partia opozitare është arrestuar javën e kaluar, kurse Kievit dhe Moskës i ka ofruar një shkëmbim, transmeton Telegrafi.
Megjithatë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov ka hedhur poshtë si mundësi – duke mohuar se ai mund të ketë çfarëdo lidhje me presidentin rus.
https://twitter.com/shvhaber/status/1516008389696012288?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1516008389696012288%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fvijesti%2Fsvijet%2Fputinov-uhapseni-saveznik-trazi-da-bude-razmijenjen-za-vojnike-i-civile-iz-mariupolja%2F220418068
Megjithatë Medvedchuk kishte pranuar publikisht se Putin është kumbara i vajzës së tij. Tani Medvedchuk po kërkon nga Putini që ta shkëmbej me banorët apo ushtarët ukrainas nga Mariupoli.
“Unë Viktor Vladimirovich Medvedchuk, dua t’i drejtohem presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, me kërkesën që pala ukrainase të më shkëmbejë me mbrojtësit e Mariupolit dhe civilët e atjeshëm”, tha ai në një video.
Ndryshe ky politikan u arrestua në tetor të vitit 2021, kur u akuzua për tradhti dhe ndihmoi rusët në aneksimin e Krimesë. Sipas hetuesve, ai në vitin 2014 ka operuar me rusët në Donbas – territor ky që nuk kontrollohet nga Kievi nga ai vit.
E nga arrestimi, më vonë i ishte zbutur masa në arrest shtëpiak – por në fund të shkurtit thjesht u zhduk – pra pasi shpërtheu lufta. Megjithatë u arrestua sërish më 12 prill. /Telegrafi/