Telegrafi

Njeriu i dytë më i pasur i Rusisë përballet me sanksione nga SHBA-ja

Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt vendosjes së sanksioneve për atë që vlerësohet si njeriu i dytë më i pasur i Rusisë.

Siç raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë amerikanë, bëhet fjalë për Vladimir Potanin.

Veprimi, i cili mund të vijë nesër herët, pritet të përfshijë sanksione kundër Potanin, 61 vjeç, gruas së tij, si dhe disa prej kompanive të tij financiare, raportoi gazeta.

Potanin është gjithashtu aksionari më i madh në MMC NorilskNickel PJSC ose Nornickel.

Megjithatë sanksionet nuk do të zbatohen për kompaninë.

Oligarku është një mbështetës kryesor i regjimit në Moskë, duke blerë Rosbank dhe aksione në Tinkoff Bank në periudhën që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë. /Telegrafi/