Secili prej neve e ka një rutinë gjatë ditës, dhe për disa kjo përfshin fërkimin e këmbëve kur biem për të fjetur.
Megjithatë, jo shumë njerëz ndalojnë e pyesin veten pse e bëjnë këtë – ose thjesht nuk e vërejnë se po e bëjnë këtë, transmeton Telegrafi.
Një përdorues i konfuzuar shtroi këtë pyetje në Reddit derisa tha se nuk mund të flinte pa e bërë këtë.
Siç duket, kjo lëvizje ritmike e njohur si kërcitje apo ‘shputa kriketi” ndihmon një person të çlirojë stresin ose ankthin përpara se të bie në gjumë.
Lee Phillips, një psikoterapist dhe terapist i certifikuar për seksin dhe çiftet, tha për Health: “Shputat e kriketit, ose kërcitja, është lëvizja e përsëritur fizike e fërkimit të njërës këmbë kundër tjetrës, shpesh ndërsa përpiqeni të bini në gjumë”.
Në shumicën e rasteve bëjmë disa veprime që ndonjëherë nuk kemi shpjegim për to. /Telegrafi/