Site icon Telegrafi

Njerëzit po varfërohen, miliarderët po shtohen

Teksa njerëzit kudo në botë po varfërohen, sipas hulumtimeve të kompanisë Wealth-X dhe të bankës zvicerane UBS, bota ka 2325 miliarderë dhe pasuria e tyre e përgjithshme është vlerësuar në 7300 miliardë dollarë. Në krahasim me vitin e kaluar, numri i miliarderëve sivjet është rritur për shtatë për qind, ndërkohë që pasuria totale është rritur për 12 për qind.

Evropa aktualisht ka 775 miliarderë me një pasuri totale prej 2370 miliardë dollarëve, duke hedh nga vendi i parë Amerikën e Veriut.

Rritja më e madhe e numrit të miliarderëve është regjistruar këtë vit në Azi. 52 miliarderë të rinj iu bashkuan klubit të më të pasurve të kontinentit, prej të cilëve 33 janë nga Kina, transmeton Telegrafi.

Shtetet e Bashkuara janë vendi i parë me numrin e miliarderëve më të pasur (571). Pas saj vjen Kina (190). Në vendin e tretë është Britania e Madhe, ndërsa në të katërtin Gjermania.

Rezultatet në raport tregojnë se mosha mesatare e miliarderëve është 63 vjeçare, që është për një vjet më pak krahasuar me vitin e kaluar. Përndryshe, nga 2325 miliarderë vetëm 286 janë femra. /Telegrafi/

 

Exit mobile version