Telegrafi

Njerëzit nuk mund të besojnë se kjo përdoruese e TikTok nuk është Taylor Swift

Vetëm një javë pasi u zbuluar sozia e Jennifer Aniston në TikTok, kërkimet kanë filluar përsëri dhe këtë herë u gjet sozia e Taylor Swift. Me të vërtetë, ajo duket më shumë si Taylor sesa Taylor.

Përdoruesja e TikTok, e cila quhet Ashley, në të vërtetë është një infermiere që jeton në Nashville, Tennessee, por ajo u bë virale në aplikacion javën e kaluar pasi postoi një video duke shpjeguar se pasi nuk ka një makinë larëse ajo lan rrobat me dorë në banjë.

Sidoqoftë, për shkak se Ashley është identike me këngëtaren e “Shake It Off”, njerëzit pastaj u shokuan plotësisht duke u përpjekur të kuptonin pse Taylor Swift ishte në TikTok duke bërë larjen e rrobave të saj në banjë.

Lexo po ashtu TikTok ka zbuluar sozinë e Jennifer Aniston

Më parë, Ashley postoi një video tjetër duke sqaruar se ajo nuk është Taylor Swift.

Videoja origjinale, e cila ka më shumë se 2.8 milion shikime është plot me komente nga njerëzit që përpiqen të kuptojnë se si kemi papritmas dy Taylor.

@traumarn13

I do not recommend doing 3 loads in one day. Rinse repeat. I am done. #checkplease #itsabeautifuldayto #tide #oldschool

♬ Kiss Me More (feat. SZA) – Doja Cat

 

Një person shkroi, “Taylor Swift në faqen time duke bërë larje në vaskën e saj”, dhe dikush tjetër shkroi, “Wow është kaq e bukur të shohësh të famshëm me probleme të përditshme”.

Duke parë videot e saj, megjithatë, mund të shihni se nga erdhi konfuzioni. Nga flokët dhe grimi, ngjashmëria është e çuditshme. Ashley, madje postoi një video të vajzës së saj të vogël duke thënë se ajo mendon se mamaja e saj duket si këngëtarja. /Telegrafi/

@traumarn13

She was scrolling through Netflix and saw Miss Americana and yelled “Daddy! Is that mommy on TV?!” 👀 #taylorswift #missamericana

♬ original sound – 🌹 𝒜𝓈𝒽𝓁𝑒𝓎 🌹