Telegrafi

Njerëzit gjatë gjithë ditës ecnin përmes oborrit të tij, pronari i shtëpisë gjeti një mënyrë interesante për t’i ndaluar

Njerëzit kanë mbetur të ndarë në lidhje me metodën e një personi për të ndaluar njerëzit të ecin nëpër oborrin e përparmë të shtëpisë së tij.

Thomas Lyons postoi pamje nga kamera e tij e sigurisë në shtëpi që tregonte njerëz që kalonin nëpër tokën e tij, thuajse gjatë gjithë ditës.

Dhe në përpjekje për të penguar njerëzit që ta bëjnë këtë, pronari instaloi një spërkatës uji jashtë shtëpisë së tij, përcjell Telegrafi.

@tgunz81 More lawn pirates! Asked nicely everyday to stay off the lawn but people just keep coming. #Lawnpirates #Lawnmageddon #Funny #Sprinklers ♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Por përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë cilësuar zgjidhjen si ‘të keqe’, ndërsa të tjerë e kanë lavdëruar dhe thonë se kjo ide është ‘absolutisht gjeniale’.

Pavarësisht këtyre, pamjet janë bërë virale dhe kanë arritur më shumë 9 milionë pëlqime dhe mbi 100 mijë shpërndarje. /Telegrafi/