Site icon Telegrafi

Një zyrtar qeveritar i tha Messit të kërkonte falje për skandalin, por ai menjëherë u shkarkua nga puna

Për shkak të skandalit racist në festën e skuadrës së futbollit argjentinas me rastin e fitimit të titullit në Kupën e Amerikës, në skenën politike në këtë shtet të Amerikës së Jugut pati trazira.

Përkatësisht, pasi disa futbollistë kënduan një këngë raciste për lojtarët francezë në festë, duke aluduar për origjinën e tyre afrikane, një anëtar i administratës së presidentit të Argjentinës, Javier Milei, i ka dërguar Lionel Messit një kërkesë për t’i kërkuar falje publikut.

Bëhet fjalë për Julio Garron, i cili mbante postin e zv.sekretarit për çështjet e sportit dhe në vend të kërkimit të faljes së Messit, ai mbeti pa punë.

Lexo po ashtu Qeveria e Argjentinës i kërkon Lionel Messit të kërkojë falje për diçka në të cilën ai as që ishte i përfshirë

Siç është bërë e ditur, kabineti i presidentit Milei ka vendosur që Garro të shkarkohet nga posti i përmendur.

“Kabineti i Presidentit raporton se asnjë qeveri nuk mund t’i thotë kombëtares së Argjentinës çfarë të komentojë, të mendojë apo të bëjë. Këtë nuk mund t’ia themi kampionit të botës dhe kontinentit, as asnjë qytetari tjetër. Për këtë arsye, Julio Garro nuk është më zv.sekretari i vendit për sportin”, është bërë e ditur nga kabineti presidencial.

“Ata luajnë për Francën, por prindërit e tyre janë nga Angola. Nëna e tyre është nga Kameruni, dhe babai i tyre është nga Nigeria. Në pasaportën e tyre shkruhet Franca”, kënduan futbollistët argjentinas.

Lexo po ashtu Ku ishte Messi kur bashkëlojtarët e tij tek Argjentina bënë thirrje raciste nga autobusi i ekipit?

Ndodhi në paradën e kampionatit të argjentinasve në një autobus të hapur dhe Messi nuk ishte fare i pranishëm.

Në ballë të incidentit ka qenë mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, i cili është filmuar teksa këndonte këtë këngë, derisa ai më vonë kërkoi falje publike. /Telegrafi/ 

Exit mobile version