Një zyrtar i lartë i inteligjencës ruse është dërguar në burg, tha një ekspert, pasi presidenti Vladimir Putin filloi një spastrim të zyrtarëve të fajësuar për dështimet në pushtimin Ukrainës.
Andrei Soldatov, një ekspert kryesor i shërbimeve të sigurisë ruse, kishte shkruar në Twitter se Sergei Beseda, kreu i Shërbimit të Pestë të agjencisë së inteligjencës FSB, ishte dërguar në burgun Lefortovo, një burg famëkeq i FSB-së në periferi të Moskës.
Some update about general Sergey Beseda, head of the Fifth service of the FSB, placed under house arrest in March: Per our sources, he transferred to Lefortovo prison. His case is investigated by the Military Investigative Department of the Investigative Committee (GVSU SK).
— Andrei Soldatov (@AndreiSoldatov) April 8, 2022
Beseda së bashku me zëvendësin e tij ishin vendosur në arrest shtëpiak në mars, kishte thënë më parë Soldatov.
Ndër përgjegjësitë e Besedës ishte “inteligjenca dhe përmbysja politike” në ish-shtetet sovjetike, si Ukraina. /Telegrafi/