Site icon Telegrafi

Një zyrtar i lartë i inteligjencës ukrainase është gjetur i vdekur në shtëpi

Një shef rajonal i shërbimeve të inteligjencës SBU të Ukrainës është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Ukrainën qendrore, tha zyra e prokurorit të përgjithshëm.

Oleksandr Nakonechny u gjet nga gruaja e tij me plagë me armë zjarri në një dhomë të banesës së tyre në qytetin Kropyvnytskyi vonë të shtunën pasi ajo dëgjoi të shtëna armësh, tha zyra në Telegram.

Policia ka hapur një hetim për vdekjen, por nuk ka bërë komente të tjera, transmeton Telegrafi.

Një politikan vendas, Andrii Lavrus, shkroi në Telegram se Nakonechny kishte qëlluar veten. Informacioni nuk mund të konfirmohej menjëherë.

Nakonechny ka drejtuar SBU-n në rajonin Kirovohrad që nga janari 2021. /Telegrafi/

 

Exit mobile version