Sfida ‘#bestonearth’ është një prej sensacioneve më të reja në rrjetet sociale që i ka kapluar edhe të famshmit.
Tashmë është bërë e zakonshme që në rrjetet sociale të kemi sfida të ndryshme, në të cilat krahas përdoruesve të zakonshëm përfshihen edhe fytyrat e njohura publike.
Që nga lansimi i këngës “Best On Earth” nga Russ dhe BIA, ka nisur një sfidë e re e titulluar sipas këtij projekti muzikor.
Pjesëmarrësit në këtë sfidë, publikojnë xhirime nën ritmet e kësaj kënge, teksa shfaqen me lëvizje të ngadalësuar. Ndërsa gjithçka nisi nga Rihanna, e cila deklaroi se kjo është kënga e saj e preferuar.
Në këtë sfidë është përfshirë edhe reperja Tayna, e cila e ka publikuar një video ngacmuese në profilin e saj në Instagram, ku numëron mbi 1.1 milion ndjekës.
Pjesë e këtij xhirimi duket të jenë prapaskenat nga videoklipi i hitit të saj më të fundit, “Sicko”, që u lansua më 15 tetor dhe numëron mbi 8.2 milionë shikime në YouTube. /Telegrafi/