Një vit më parë, 10 janar 2022, Jeff Hovenier zyrtarisht ka pranuar detyrën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Atë ditë ai ia pati dorëzuar kredencialet presidentes së vendit, Vjosa Osmani.
E në përvjetorin e parë në krye të ambasadës, Hovenier ka thënë se ndihet krenar që është pjesë e përpjekjeve amerikane gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën.
“Krenar që jam pjesë e përpjekjeve të SHBA-së gjatë dekadave për ta mbështetur Kosovën, por veçanërisht si ambasador i SHBA-së në Kosovë – tani për një vit të plotë”.
“Ekipi im dhe unë mbetemi të përkushtuar për të avancuar prioritetet tona të përbashkëta dhe për të mbështetur partneritetin e qëndrueshëm midis Kosovës dhe SHBA-së”, ka shkruar ai në Twitter. /Telegrafi/
Proud to be a part of U.S. efforts over decades to support Kosovo, but particularly as U.S. Ambassador to Kosovo – now for one full year. My team and I remain committed to advancing our shared priorities and supporting the enduring partnership between ?? and ??. https://t.co/Z5Z6v1jgYp
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) January 10, 2023