Zinedine Zidane është angazhuar në postin e trajnerit të Real Madridit që nga janari i vitit 2016, mirëpo suksesi i tij është për t’u admiruar.
Legjenda e futbollit francez të mërkurën mbrëma iu gëzua triumfit në Superkupën e Spanjës duke e mposhtur Barcelonën në dy ndeshje, me rezultat të përgjithshëm prej 5-1.
Ndërsa ky është trofeu i shtatë i Zizu prej se e ka marrë drejtimin e Los Blancos.
Nën drejtimin e tij, Reali e fitoi Ligën e Kampionëve në sezonin 2015/2016. Më pas, rrëmbeu Superkupën e UEFA-s (2016) dhe Kupën e Botës për Klube (2016).
Në sezonin 2016/2017, Mbretërit e fituan La Ligan me strategun Zidane që ua jepte direktivat. Në sezonin e kaluar, Reali u bë skuadra e parë që e fitonte Ligën e Kampionëve dy herë radhazi.
Para fillimit të sezonit të ri, tashmë iu është gëzuar dy trofeve: përsëri atë të Superkupës së UEFA-s dhe këtë të Superkupës së Spanjës. /Telegrafi/