Telegrafi

Me një videofragment nga “Ama”, Bardhi dhe Majk caktojnë datën e publikimit të klipit të ri

(Foto: Screenshot/Instagram/majkaveli/bardhi)

“Ama” mban titullin kënga më e re që do të vijë në bashkëpunim ndërmjet Bardhit dhe Majkut.

Dy reperët e kanë paralajmëruar duetin e tyre javë më parë dhe tashmë e kanë realizuar edhe videon muzikore dhe kanë caktuar datën e lansimit.

Përmes njoftimeve respektive në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se videoja muzikore do të publikohet më 5 qershor (e diel) në orën 14:00.

Publikimin e tyre e kanë shoqëruar edhe me një fragment të videoklipit të realizuar nga SBS Entertainment.

Lexo po ashtu Bardhi dhe Majk paralajmërojnë këngën e re me protagoniste në klip Kejvina Kthellën

Bashkëpunimi i dyshes pritet të pëlqehet nga fansat e tyre, duke qenë se edhe Majk edhe Bardhi janë të njohur për realizimin e hiteve. /Telegrafi/