“Ama” mban titullin kënga më e re që do të vijë në bashkëpunim ndërmjet Bardhit dhe Majkut.
Dy reperët e kanë paralajmëruar duetin e tyre javë më parë dhe tashmë e kanë realizuar edhe videon muzikore dhe kanë caktuar datën e lansimit.
Përmes njoftimeve respektive në profilet e tyre në rrjetet sociale, ata kanë bërë të ditur se videoja muzikore do të publikohet më 5 qershor (e diel) në orën 14:00.
Publikimin e tyre e kanë shoqëruar edhe me një fragment të videoklipit të realizuar nga SBS Entertainment.
Bashkëpunimi i dyshes pritet të pëlqehet nga fansat e tyre, duke qenë se edhe Majk edhe Bardhi janë të njohur për realizimin e hiteve. /Telegrafi/