Telegrafi

Me një video të shkurtër, Bebe Rexha tregon datën e lansimit të klipit të këngës “I’m good (Blue)”

(Foto: Instagram/beberexha)

Kënga e përpunuar, “I’m good (Blue)”, që ka ardhur si bashkëpunim mes Bebe Rexhës dhe David Guettas, tashmë është shndërruar në hit.

Dy artistët vendosën ta përpunonin hitin e “Eiffel 65”, “Blue (Da Ba Dee)”, nga viti 1998 dhe kanë bërë gjënë e duhur.

Fansat janë të mahnitur me versionin e ri, në të cilin është përfshirë këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Pas publikimit të bashkëpunimit në shërbimet e transmetimit të këngëve, si iTunes e Spotify, ata tashmë kanë paralajmëruar edhe ardhjen e videoklipit.

Lexo po ashtu Publikohet bashkëpunimi i Bebe Rexhës dhe David Guettas “Blue”, këngëtarja e promovon përmes një video provokuese në Instagram

33-vjeçarja e ka publikuar një fragment të videos muzikore, në të cilin shfaqet në pishinë, derisa fokusi është te pjesa më e përfolur e trupit të saj.

Lexo po ashtu Bebe Rexha nis xhirimet e klipit të bashkëpunimit me David Guettan teksa vë në pah fizikun joshës në veshje të ndryshme

Në përshkrim, Bebe ka treguar se videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” do të publikohet më 16 shtator (e premte). /Telegrafi/