Dua Lipa është pa dyshim një nga yjet më të mëdha të muzikës botërore.
Por, modestia e këngëtares dhe afërsia me familjen asnjëherë nuk mbesin pa u vërejtur nga fansat e shumë të saj.
Bukuroshja shqiptare së fundmi ka kaluar kosh edhe me familjen e saj.
Është babai i Duas, Dukagjin Lipa, ai që ka publikuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet këngëtarja duke vallëzuar me motrën e saj të vogël Rinën dhe vëllain e vogël Gjinin.
Dua Lipa së fundmi po shijon suksesin e këngës “Neë Rules” që arriti të thyejë të gjitha rekordet në top listat britanike.
Dua po ashtu është femra e parë në Britani të Madhe që arriti të sigurojë një vend të parë në top listë që prej Adeles. /Telegrafi/