Një video që tregon disa burra që vendosin një mitraloz në një dron në Ukrainë është bërë virale në mediat sociale.
Fytyrat e burrave në video nuk duken qartë, por ata besohet se janë anëtarë të ushtrisë ukrainase, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.
Videoja u postua të martën nga përdoruesi i Twitter-it, Roman Kyryliuk, i cili është një inxhinier softuerësh vullnetar në ushtrinë ukrainase, sipas biografisë së tij në Twitter.
Që nga publikimi i saj, videoja është parë qindra mijëra herë.
Hello Shahed-136 !
We attached a mini-machine gun to the drone.
1000 likes on this video and I'll post a video of this drone in action! pic.twitter.com/ROK6uyuVqb— Roman Kyryliuk 🇺🇦 (@KyryliukRoma) October 18, 2022
Përdorimi i dronëve në luftën gati tetëmujore është bërë më i përhapur si për forcat ukrainase ashtu edhe për ato ruse.
Në fillim të kësaj jave, kryeqyteti i Ukrainës, Kievi, u godit nga “dronët kamikaze” rusë, të njohur gjithashtu si drone iranian Shahed, thanë zyrtarët.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi sulmin në një deklaratë dhe bëri thirrje për “më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai tha: “Ne kemi nevojë për më shumë armë për të mbrojtur qiellin dhe për të shkatërruar armikun”. /Telegrafi/