Një veturë e një kompanie taksish në Pejë, sot është përfshirë nga zjarri.
Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Një video dërguar Telegrafit, shihet e tërë vetura në flakë, ndërkaq qytetarët kanë intervenuar që ta ndalin zjarrin, por nuk ia kanë arritur.
Nga policia në Pejë, momentalisht nuk kanë dhënë informacione lidhur me rastin.
Shkaqet e këtij incidenti ende nuk dihen, derisa pritet që policia të dërgojë raport policor për këtë ngjarje.
Video 1
Video 2
Video 3