Telegrafi

Një veturë shpërtheu në një qytet të pushtuar në Ukrainë, plagoset rëndë një lider separatist prorus

Në Berdiansk, një qytet bregdetar i pushtuar në juglindje të Ukrainës, shpërtheu vetura e liderit separatist Artem Bardin.

Pas shpërthimit të veturës, ka pasur të shtëna. Bardin u shtrua në spital në gjendje të rëndë, njoftuan separatistët.

Administrata separatiste dhe pro-ruse e Berdianskut sqaroi se tre vetura civile u dëmtuan gjithashtu gjatë shpërthimit, raporton skynews.

Administrata separatiste e quajti incidentin një sulm terrorist dhe premtoi hakmarrje.

Ushtria ruse pushtoi pjesën Azov të rajonit Zaporizhzhya dhe të gjithë rajonin Kherson, si dhe qytetet Kherson, Melitopol dhe Berdyansk.

Në të dy rajonet u formuan administrata pro-ruse, përfaqësuesit e tyre njoftuan planet për të mbajtur një referendum për bashkimin me Rusinë. /Telegrafi/