Të paktën një person humbi jetën dhe disa u plagosën për shkak të sulmeve me dronë gjatë natës në Kiev, thanë autoritetet.
Sipas zyrtarëve ushtarakë të Kievit, disa dronë të prodhuar nga Irani u rrëzuan mbi hapësirën ajrore të qytetit, transmeton Telegrafi.
Ishte nata e tretë radhazi e sulmeve në kryeqytetin ukrainas, që vinin vetëm disa orë pas përfundimit të samitit të NATO-s në Lituani.
Mbetjet e rrënojave u raportuan në pesë qarqe dhe të paktën dy persona u dërguan në spital me plagë.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se trupi i një personi u gjet në një ndërtesë apartamentesh në lagjen Podilsky, në veri të Kievit qendror.
Një samit i NATO-s u mbajt në Vilnius derisa Ukraina ishte në krye të axhendës së mbështetjes perëndimore.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjithashtu mori pjesë dhe bëri thirrje për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë, megjithatë i thanë se kjo do të ishte e mundur vetëm “kur aleatët të bien dakord dhe të plotësohen kushtet”. /Telegrafi/