Site icon Telegrafi

Një i vdekur në aksidentin e rëndë Prishtinë – Pejë

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dalë në lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar njësitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik”, deklaroi Hoxha.

Hoxha tha se pas pranimit të raportimeve shtesë nga njësitet kompetente lidhur me rastin do te informoheni me kohë. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version