Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe pesë të plagosur pas të shtënave me armë në një platformë metroje në Bronx, New York

Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat në një platformë metroje në Bronx, New York, të hënën pasdite.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ngjarja ndodhi pak pas orës 16:30 (sipas kohës lokale) në platformën 4 të trenit në stacionin e metrosë Mount Eden në Jerome Avenue.

Autoritetet janë në kërkim për të paktën një të dyshuar dhe deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim.

Burimet policore thanë se një nga viktimat, një 34-vjeçar, i cili besohej se ishte një kalimtar i pafajshëm, u dërgua në spitalin St. Barnabas, ku u shpall i vdekur.

Gjithashtu, një 28-vjeçar u qëllua në krahun e djathtë, një grua 29-vjeçare u qëllua në fytyrë dhe qafë, një mashkull 15-vjeçar u qëllua në kofshë dhe vesh, një 14-vjeçare ka pësuar një plagë me armë zjarri në këmbë, si dhe është plagosur edhe një mashkull 71-vjeçar.

Të gjithë të plagosurit janë regjistruar në spitale të ndryshme në gjendje të qëndrueshme. /Telegrafi/

Exit mobile version