Site icon Telegrafi

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë jashtë një shtëpie funerali në Uashington

Metropolitan Police Department (DCMPD) vehicles in Washington, D.C., on Sunday, February 21, 2021, amid the coronavirus pandemic. Congress reconvenes this week after a recess, taking up major COVID relief legislation pushed by Democrats as the confirmed coronavirus death toll approaches 500,000 in the U.S. (Graeme Sloan/Sipa USA)(Sipa via AP Images)

Një i vdekur dhe disa të plagosur nga të shtënat me armë të martën pasdite jashtë një shtëpie funerali në Uashingtonin Verilindor, sipas policisë së D.C.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të shtënat kanë ndodhur rreth orës 12:30 sipas kohës lokale.

Ngjarja ndodhi pranë Shtëpisë së Funeralit Stewart, megjithëse policia nuk tha menjëherë nëse kishte një lidhje me këtë ngjarje.

Autoritetet gjithashtu nuk mundën të japin menjëherë një numër të saktë të viktimave.

Një zëdhënës i policisë tha se të paktën një person vdiq dhe dy të tjerë u dërguan në spital në gjendje kritike. /Telegrafi/

Exit mobile version