Telegrafi

Me një vallëzim joshës, Melinda feston suksesin e këngës “Çifteli”

Melinda Ademi (Foto: Instagram/melindaademi)

Melinda Ademi është ndër këngëtaret që po pëlqehen shumë me materialet muzikore që i ka sjellë për fansat e saj.

“Çifteli” është projekti i saj më i fundit që u lansua në fund të muajit mars, ndërsa tashmë e ka kaluar shifrën prej pesë milionë shikimesh në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Melinda Ademi

Ndërsa nuk ka dyshim se reperja i është gëzuar këtij suksesi dhe këtë arritje e ka ndarë me fansat e saj në rrjetet sociale.

Ajo e ka publikuar një video në Instagram, ku shfaqet në plazh dhe vë në pah edhe figurën trupore.

Në bazë të lokacionit në publikimin e saj, mësohet se xhirimi është bërë në ‘Sunset Beach’ të Floridës. /Telegrafi/