Telegrafi

Me një vallëzim atraktiv, Melinda feston suksesin e këngës “Karma”

Melinda Ademi (Foto: Instagram/Screenshot/TikTok/melindaademi)

Përveç se është një këngëtare e pëlqyer e skenës sonë muzikore, Melinda Ademi arrin të joshë vëmendjen e ndjekësve edhe përmes fotografive dhe videove që i shpërndan në rrjetet sociale.

Projekti i fundit muzikor i reperes është “Karma” që u publikua më 15 dhjetor dhe është pritur shumë mirë nga fansat e saj.

Lexo po ashtu Melinda shfaqet tërheqëse në pozën e re

Diçka më shumë se një muaj nga lansimit, videoklipi i kësaj kënge ka kaluar shifrën prej gjashtë milionë shikimesh në shërimin e popullarizuar të shpërndarjes së videove, YouTube.

Melinda i është gëzuar kësaj arritjeje dhe me këtë rast e ka shpërndarë një video në TikTok, ku shfaqet duke vallëzuar në mënyrë atraktive, ndërsa nuk ka hezituar të bëjë edhe një nga lëvizjet e njohura të të pasmeve.

“Më nxehtë jashtë se brenda… ‘Karma’, gjashtë milionë”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e videos që e ka shpërndarë edhe në Instagram. /Telegrafi/