Një person është arrestuar të hënën pasi dyshohet se në vitin 2019 kishte sulmuar dhe ngacmuar një vajzë.
Policia njofton se kjo e fundit për shkak të frikës, në atë kohë nuk e kishte denoncuar të dyshuarin.
Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin social “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Rasti është në proces hetimor.
Njoftimi i policisë:
SULM & NGACMIM
Podujevë 2019. Me datë 25.10.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në vitin 2019 kishte kryer veprat e cekura, ndërsa viktima nga frika (në atë kohë) nuk e kishte denoncuar të dyshuarin. Tani, në vitin 2022 pas publikimit në rrjetin social “tik-tok” të ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor. /Telegrafi/