Leonardo Bonucci u pyet nga një fëmijë pse ai u largua nga Juventusi për Milanin, teksa ka përdorur politikën në përgjigjen e tij duke thënë se përgjigja e tij nuk do të ishte e përshtatshme për një vajzë të vogël!.
Mbrojtësi italian shkaktoi tronditje rreth Serie A kur u largua nga Bianconerët pas gjashtë fitoreve të njëpasnjëshme të Scudettos për t’u bashkuar me një nga rivalët e tyre më të mëdhenj, Milanin.
Një vajzë e re i kërkoi reprezentuesit italian t’i tregoj se pse ai e kishte lënë Juventusin për Rossonerët.
Megjithatë, përgjigja e tij ishte paksa politike, duke mos treguar arsyen e vërtetë, vetëm se tregoi se ishin shumë gjëra që shtyn largimin e tij nga Zonja e Vjetër.
“Le të themi se përgjigja nuk do të ishte e përshtatshme për një vajzë të vogël!”, i ka thënë fillimisht Bonucci.
“Kjo më bën të djersë më shumë se 90 minuta në fushë. Le të themi se ndodhën disa gjëra që sollën Juventusin dhe mua në këtë vendim”.
“Sapo u paraqit mundësia e Milanit, e kapa me të dy duart, pa menduar dy herë, edhe falë punës së drejtuesve Marco Fassone dhe Massimiliano Mirabelli”.
“Në jetë dhe në lidhje, mund të ketë diskutime, dhe ne vendosëm të ndajmë rrugët tona”, përfundoi mbrojtësi italian. /Telegrafi/