Një luftëtar ukrainas, i cili ndau një seri fotografish të fuqishme ndërsa mbronte fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, duket se është zënë rob nga forcat ruse.
Dmytro Kozatskyi publikoi imazhe të ushtarëve të plagosur, të cilët janë të ngujuar brenda uzinës së rrethuar prej forcave ruse.
Në një mesazh të publikuar në Twitter, ai ka shkruar se “epo, kjo është e gjitha. Faleminderit nga strehimorja, Azovstal është vendi i vdekjes dhe jetës sime”.
Në një mesazh të veçantë në rrjetet sociale, ai solli imazhe të bëra brenda fabrikës.
“Meqë ra fjala, ndërsa jam në robëri, do t’ju lë fotografi të cilësisë më të mirë. Dërgojini ato në të gjitha çmimet e gazetave dhe konkurset e fotografive. Nëse fitoj diçka, do të jetë shumë mirë pas publikimit. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ai.
Theksojmë se disa prej ushtarëve shihen pa duar dhe këmbë ndërsa njëri prej tyre kishte fytyrën e ënjtur dhe të qepur.
Ndryshe, zëvendëskomandanti i njësisë Azov, Sviatoslav Palamar, i cili ndodhet brenda fabrikës së çelikut ka publikuar një video teksa ka pohuar se po ndodh një operacion një uzinë, duke mos dhënë shumë detaje. /Telegrafi/
Доречі, поки я буду в полоні, залишу вам фото в найкращій якості, відправляйте їх на всі журналістські премії і фотоконкурси, якщо щось виграю, після виходу буде дуже приємно. Дякую всім за підтримку. До зустрічі ❤️ https://t.co/8KVaqrRgQB
— Орест (@kztsky) May 20, 2022