Site icon Telegrafi

Një ushtar rus ka zbuluar se ai dhe shokët e tij po refuzojnë të zbatojnë urdhrat pas një “dërgimi kaotik” në Ukrainë

Një ushtar rus ka zbuluar se ai dhe shokët e tij po refuzojnë të zbatojnë urdhrat pas një “dërgimi kaotik” në luftën në Ukrainë.

Në një video që është bërë shpejt virale, burri i paidentifikuar qëndron përballë një grupi trupash dhe thotë se ata po refuzojnë të luftojnë për shkak të humbjeve të mëdha që ka pësuar toga e tyre, shkruan Newsweek, përcjell Telegrafi.

Ushtari tha se ishte regjistruar për brigadën e mbrojtjes territoriale në rajonin e Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, dhe ishte vendosur në qytetin Shebekino deri më 2 mars.

Lexo po ashtu Eksperti rus befason me deklaratën e tij, thotë se "Rusia duhet t'i japë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur"

Toga e tij u dërgua më pas në Donetsk, por pa iu thënë se do t’i bashkoheshin një brigade sulmi në milicinë e Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut.

Ai tha se trupat ishin transferuar “pa asnjë urdhër, shpjegim” dhe iu tha të sulmonin fshatrat “pa zbulim, pa komunikim”, apo edhe harta.

Ushtari, i cili e përshkroi veten si një toger i lartë, tha se ai dhe shokët e tij “nuk refuzojnë të përmbushin objektivat si pjesë e forcave të armatosura ruse” – por jo edhe të shërbejnë nën milicinë e Donetskut.

Lexo po ashtu Para vdekjes ai tha "Lavdi Ukrainës" – zbulohet se kush është i burgosuri i paarmatosur i luftës që u vra nga rusët

Videoja e tij, e cila është shfaqur në media të pavarura ruse dhe është postuar në Twitter nga llogaria War Translated, ishte shikuar qindra-mijëra herë.

Newsweek megjithatë shkruan se nuk ka qenë në gjendje të verifikojë në mënyrë të pavarur identitetin e burrit.

Që kur Vladimir Putin filloi agresionin në shkallë të plotë pak më shumë se një vit më parë, një numër videosh janë shpërndarë në të cilat trupat ruse ankohen për trajnim të dobët, pajisje të papërshtatshme dhe ndonjëherë edhe “mungesë të urdhrave të duhur”. /Telegrafi/

Exit mobile version