Telegrafi

Një ukrainas vuri re një minë në rrugë, vendosi ta largonte nga aty – duke mos pritur as njësinë e specializuar për asgjësim të bombave

Ushtarët dhe civilët ukrainas janë vlerësuar në mbarë botën për trimërinë e tyre gjatë agresionit rus.

Por një burrë e çoi guximin në një nivel krejtësisht tjetër – duke bartur një minë antitank me duart e tij ndërsa në gojë mbante një cigare – duke mos pritur as njësinë e specializuar për asgjësim të bombave, përcjell Telegrafi.

Shtetasi, siç raportohet, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, u kap duke bërë manovrën e guximshme pranë Berdyansk në jug të vendit.

Pamjet, të cilat janë shpërndarë gjithandej në rrjetet sociale, treguan se ukrainasi mbante mjetin shpërthyes mbi një rrugë dhe e largoi atë duke e vendosur në një pyll. /Telegrafi/