Telegrafi

Një udhëzues për të djegur kalori pa stërvitje dhe palestër

(Foto: Pexels)

Shumica prej nesh kontrollojnë marrjen e kalorive për të shmangur shtimin e peshës së panevojshme.

Gjithashtu, ngrënia e tepërt ose konsumimi i tepërt i ushqimeve me shumë kalori, mund ta dëmtojë organizmin – shkruan HealthifyMe.

Megjithatë, organizmi ynë e zbërthen ushqimin për të çliruar energji duke e fuqizuar trupin për të kryer funksione të ndryshme.

Lexo po ashtu Tri pije për humbje të shpejtë të peshës

Prandaj, kur hamë tepër ushqime me kalori të larta, kaloritë e tepërta ruhen në trup si yndyrë. Kjo yndyrë, nga ana tjetër, kontribuon në shtimin e pashëndetshëm të peshës.

Sipas hulumtimeve, marrja e tepërt e kalorive dhe akumulimi i pakontrolluar i yndyrës mund të kenë rreziqe për shëndetin. Grumbullimi i yndyrës shkakton shumë sëmundje dhe dëmton rëndë mëlçinë dhe zemrën.

Ushtrimet janë një mënyrë e zakonshme për të djegur kalori dhe yndyrën e tepërt. Megjithatë, shumë prej nesh nuk janë në gjendje të ushtrojnë për arsye të ndryshme.

Kështu, duhet ditur se është e mundur të digjni kalori pa stërvitje brenda dhe jashtë shtëpisë tuaj. Ju mund të ndiqni disa metoda të thjeshta dhe ndryshime të stilit të jetesës për të ndihmuar në humbjen e kalorive dhe për të shmangur shtimin e pashëndetshëm të peshës.

Lexo po ashtu Gabimi i pavetëdijshëm kur zgjidhni mëngjesin që kontribuon në shtimin e peshës

Në vijim është lista me udhëzimet që duhet t’i ndiqni:

Ndryshoni dietën dhe shprehitë e ushqimit

Provoni agjërimin me ndërprerje

Bëhuni fizikisht aktiv në shtëpi (gatuani, pastroni, ridekoroni…)

Kaloni kohë me fëmijët dhe kafshët shtëpiake

Përvetësoni shprehi të shëndetshme në punë (ecni për në punë, shmangni ushqimin e pashëndetshëm, ngjituni shkallëve, caktoni takime që ju bëjnë të ecni, mos qëndroni ulur për kohë të gjatë…)

Zgjidhni një hobi të ri (vallëzim, gjimnastikë, kopshtari…)

Shoqërohuni dhe dilni vullnetar në qendrat e ndryshme

Bëni aventurë në natyrë gjatë ditëve të lira


/Telegrafi/