Telegrafi

Një ‘tornado me krimba’ u formua në SHBA, vendasit mbetën të ‘tmerruar’

Një amerikane u përball me një formacion të çuditshëm të krimbave derisa po bënte një shëtitje në mëngjes, të enjten e kaluar.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, qindra krimba ‘reflektuan’ me një formë të ngjashme me tornadon në sipërfaqen e një trotuari në Hoboken, New Jersey.

Tiffanie Fisher, një anëtare e këshillit lokal, ndau imazhet në mediet e saj sociale.

“Është diçka që unë nuk e kam parë kurrë”, shkroi ajo në Facebook si dhe në Twitter, derisa imazhet kanë tmerruar vendasit.

“Duket si një portal nga një film horror”, komentoi njëri në Facebook.

Eksperti i ekologjisë në Universitetin e Central Lancashire, Kevin Butt thotë se beson që kjo mund t’i atribuohet një kombinimi të shiut të rrëmbyeshëm dhe trotuareve me sipërfaqe të fortë. /Telegrafi/