Fabrika e kemikateve, “Khimprom” në qytetin e Novocheboksarsk, është kapluar nga zjarri.
Ajo prodhon një sërë produktesh për ushtrinë ruse, raportojnë mediat e huaja.
Fabrika gjegjësisht prodhon helmeta dhe jelekë antiplumb për ushtrinë dhe policinë.
BREAKING:
Another major fire in Russia
The "Khimprom" chemical plant in the city of Novocheboksarsk is going up in flames.
It produces a range of products for the Russian Army, including materials for body armor and helmets. pic.twitter.com/M6IXGr987v
— Visegrád 24 (@visegrad24) May 14, 2024
Aktualisht mësohet se nuk ka të lënduar dhe nuk ka rrezik për çlirim të lëndëve të dëmshme.
Kampionet e ajrit janë marrë në territorin e zonës industriale dhe zonën e mbrojtjes sanitare të ndërmarrjes, nuk janë regjistruar tejkalime të përqendrimit maksimal të lejuar (MPC) të monoksidit të karbonit, oksidit dhe dioksidit të azotit.
Ndryshe, autoritetet ruse kanë nisur tashmë hetimet rreth incidentit dhe së shpejti do të dal me rezultatet e para. /Telegrafi/