Aktorja dhe prezantuesja domenikane, Massiel Taveras, u përplas me një roje sigurie në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë.
Gjegjësisht, aktorja mori pjesë në premierën e filmit francez “The Count of Monte Cristo”, bazuar në romanin e Alexandre Dumas dhe regji të Matthieu Delaporte.
Megjithatë, teksa ajo pozoi në tapetin e kuq me një fustan të bardhë të zbukuruar me imazhin e Jezu Krishtit, një roje sigurie mund të shihet duke u përpjekur të ndalojë aktoren brenda, ndërsa ajo tregoi me krenari fustanin për mediat.
Taveras nuk i pëlqeu kjo dhe në një moment ajo e shtyu dhe vazhdoi të debatonte.
Por është interesant fakti se bëhet fjalë për të njëjtin roje sigurie, e cila vetëm pak ditë më parë pati debat me këngëtaren amerikane Kelly Rowland, kur këngëtarja mori pjesë në premierën e filmit francez “Marcello Mio”.
Shkak për sherrin e tyre në tapetin e kuq dyshohet se sigurimi i ka shkelur fustanin.
Kelly është inatosur dhe pas bisedës me rojen e sigurisë ka bërtitur dhe kërcënuar atë. /Telegrafi/
— v (@ViralThingz) May 25, 2024