Site icon Telegrafi

Një tjetër ushtar ukrainas me vizitë të papritur në familje, vajza “shtanget” kur para syve i shfaqet babai me rroba ushtarake

Një ushtar tjetër ukrainas ka gjetur pak kohë të lirë që të vizitojë familjen e tij, e cila nuk kishte dëgjuar asgjë për të prej muajsh.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, shihet një vajzë e vogël e cila vrapon për ta hapë derën sapo dëgjon që dikush troket, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ajo as që kishte ëndërruar që para syve do t’i shfaqet babai me rroba të kamufluara ushtarake, dhe me dy buqeta me lule që njërën ia dhuroi të bijës.

Lexo po ashtu Kolona e mjeteve të blinduara Bradley, pamje që nxitin dyshimet se ukrainasit po përgatitin kundërofensivën e re

Ajo kur e pa filloi ta thërret dhe përqafojë nga gëzimi i madh, e pamjet nga ky moment janë bërë virale në rrjetet sociale.

Shumë familje ukrainase prej gati një viti nuk kanë dëgjuar asgjë për më të dashurit e tyre, që i janë bashkuar ushtrisë ukrainase për ta mbrojtur vendin nga pushtuesit rusë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version