Një tërmet i ri me magnitudë 7.6 ka goditur Turqinë qendrore.
Kështu raportojnë mediat e huaja, duke u bazuar në të dhënat nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së.
Ndryshe, një lajm i tillë vjen pas raportimeve se numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti me magnitudë 7.7 goditi Turqinë jugore dhe Sirinë veriperëndimore, nga i cili kanë gjetur vdekjen mbi njëmijë njerëz ndërsa ndërtesat u shembën dhe nxitën një kërkim për të mbijetuar të bllokuar në rrënoja.
#DEPREM: Kahramanmaraş ili Elbistan ilçesinde saat 13.24’te 7,6 büyüklüğünde bir deprem meydana geldi.
Gelişmeleri takip ediyoruz.
— AFAD (@AFADBaskanlik) February 6, 2023
Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD) tha se tërmeti me magnitudë 7.7 goditi në orën 4:17 të mëngjesit (0117 GMT) dhe kishte epiqendrën në qarkun Pazarcik të provincës Kahramanmaras të hënën.
Dhe siç ka thënë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, të paktën 912 persona kanë vdekur në Turqi dhe 5,383 të tjerë janë lënduar.
Të paktën 239 vdekje u raportuan gjithashtu në Siri, sipas mediave të regjimit duke cituar ministrinë e shëndetësisë.
Gjithashtu, atje të paktën 147 njerëz u gjetën të vrarë, në zonat e kontrolluara nga rebelët. /Telegrafi/