Site icon Telegrafi

Një tjetër rrëfim i Demi Moore për ish-bashkëshortin e saj, Bruce Willis

Bruce Willis dhe Demi Moore (Foto: Getty Images/Guliver)

Përveç rrëfimit rreth martesës me Ashton Kutcher, aktorja e njohur amerikane, Demi Moore, ka treguar një histori tjetër me ish-bashkëshortin e saj, Bruce Willis.

Ajo ka thënë se ish-bashkëshorti i saj donte që ajo të ishte nënë shtëpiake ndërkohë që ai bënte çfarë të donte, gjatë një interviste për “Inside Out”. Aktorja e filmit të famshëm “Fantazma”, thotë se me Willis u njohën, u martuan dhe ishte shtatzënë vetëm brenda katër muajve.

“Bruce mendonte se gjithçka rreth meje ishte e bukur, ai mbështeti frikën dhe ankthin tim në dashurinë e tij”, shkruan ajo në kujtimet e saj të sapo lëshuara nga takimi i tyre i lezetshëm.

Demi Moore dhe ish bashkëshorti i saj (Foto: 1996)

Ata ishin çifti më i vëzhguar në vitet 1990, por edhe pse qëndruan bashkë për 13 vite, Brus dëshironte të bënte çfarë të donte me jetën e tij, për dallim nga Demi që duhej të rrinte në shtëpi e të kujdesej për fëmijët.

Lexo po ashtu Demi Moore thotë se Ashton Kutcher e fotografoi të dehur në tualet: Ishte vërtet e turpshme

Moore po ashtu këtë kohë publikoi edhe librin e ri, në të cilin ka shkruar gjatë e gjerë për marrëdhënien e saj me Ashton Kutcher dhe përballjen tash e disa vite me alkoolin.

Demi Moore dhe Ashton Kutcher (Foto: DIMITRIOS KAMBOURIS/GETTY; DAVID LIVINGSTON/GETTY IMAGES)

Ndër historitë e shumta në librin e saj të ri, aktorja kujton kohën kur ajo pretendon se ish-burri Ashton Kutcher e turpëroi atë me një fotografi të dehur të realizuar në tualet, gjatë një udhëtimi të tyre në Meksikë për ditëlindjen e 45-të. /Telegrafi/

Exit mobile version