Ditët e fundit Ukraina ka parë reshje bore në të gjithë pjesët e vendit dhe sipas parashikuesve të motit, temperaturat atje kanë filluar të bien.
Prezantuesi i motit i BBC-së, Ian Ferguson, ka dhënë më shumë detaje mbi të ftohtin, duke thënë se do të bëhet edhe më i ftohtë nga mesi i javës, përcjell Telegrafi.
Qytetet si Kharkiv dhe Kiev do të përjetojnë “erën thumbuese” prej -13C deri -20C nganjëherë gjatë ditëve të ardhshme.
Ai thotë se kushtet “të tmerrshme”, me temperatura 5 gradë Celsius ose më shumë nën mesataren sezonale, do të prekin njerëzit e zhvendosur në të gjithë Ukrainën dhe ata pa strehim dhe energji të mjaftueshme.
Një lajm i tillë vjen në kohën kur mediat kanë raportuar se numri i refugjatëve që janë larguar nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë.
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e quajti më parë eksodin masiv nga vendi kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. /Telegrafi/
Weather’s cruel cold blow #Ukraine pic.twitter.com/NCdmgfXjUI
— lyse doucet (@bbclysedoucet) March 8, 2022