Si duket kjo verë ka qenë me fat për shumë të famshëm shqiptar, të cilët kanë kurorëzuar lidhjet e tyre.
Pas Sinan Hoxhës, Milot Binakut, Vesa Lumës dhe Big Bastës, fund beqarisë do t’i japë edhe këngëtari i njohur Neki Emra, transmeton Telegrafi.
Neki dhe e fejuara e tij, Zana Zhavelli kanë vendosur ditën e shtunë për të bërë ceremoninë e martesës në praninë e shumë të ftuarve.
Mësohet se dasma do të mbahet në Gjakovë dhe Prizren. /Telegrafi/